Politike

I pandehur për "shpërdorim detyre", ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Spahia u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, për shkarkim nga detyra në shkelje të ligjit dhe emërimin në vend të tij të një anëtari të FRPD-së.

10 Shkurt 2025, 15:14 Nga B.Z
I pandehur për "shpërdorim detyre", ish-kryetari i
Bardh Spahia

TIRANË - Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të hënë. Spahia është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK pasi akuzohet për "Shpërdorim Detyre".

Spahia u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, për shkarkim nga detyra në shkelje të ligjit dhe emërimin në vend të tij të një anëtari të FRPD-së.

Bardh Spahia mori detyrën e kreut të Bashkisë Shkodrës pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 me Partinë Demokratike. Mandati i tij përfundoi në vitin 2023, ku u zhvilluan zgjedhjet e radhës për kryetar bashkie.

bardh spahia spak

Sondazh

Poll