Sport

VIDEO / Çudira në Turqi, Morata shënon me penallti, kundërshtarët braktisin fushën!

Megjithatë, penalltia ishte e dyshimtë, pasi Mertens u rrëzua sapo pa që po i afrohej Semih Güler. Një vendim që irritoi Adana Demirspor-in, ekipin e fundit në renditjen e Superligës turke.

9 Shkurt 2025, 19:23 Nga DOSJA
VIDEO / Çudira në Turqi, Morata shënon me penallti,

TURQI - Álvaro Morata nuk do ta harrojë lehtë golin e tij të parë në Superligën turke. Sulmuesi spanjoll, i huazuar nga Milani, kaloi në avantazh Galatasaray-in kundër Adana Demirspor (1-0) në minutën e 12-të... me penallti.


Megjithatë, penalltia ishte e dyshimtë, pasi Mertens u rrëzua sapo pa që po i afrohej Semih Güler. Një vendim që irritoi Adana Demirspor-in, ekipin e fundit në renditjen e Superligës turke.

Pasi vazhduan të luanin për disa minuta, më në fund, Mustafa Alper Avcı, trajner i Adana Demirspor, vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha pas më shumë se 30 minutash lojë, si shenjë proteste ndaj vendimit të arbitrit Oguzhan Çakır dhe atij të VAR-it, i cili drejtohej nga danezi Jakob Alexander Sundberg.

Klubi i Galatasaray-it e konfirmoi situatën me një postim të shkurtër në rrjetet sociale: "Adana Demirspor u tërhoq nga fusha."

Çfarë ndodh tani?

Ky vendim erdhi pikërisht në momentin kur Yusuf Barasi pësoi një dëmtim dhe trajneri Avcı u dha urdhër kapitenëve Semih Güler dhe Tayfun Aydoğan që të largoheshin nga fusha. Tani mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Federata Turke e Futbollit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll