Sport

Derbi Partizani-Tirana/ Goditën me sende të forta një punonjës policie, shoqërohen në komisariat dy tifozë

Një punonjës policie është goditur me sende të forta dhe si pasojështë dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekësve. 

9 Shkurt 2025, 15:49 Nga r.ll
Derbi Partizani-Tirana/ Goditën me sende të forta një
perplasjet mes tifozeve

TIRANË- Nuk kanë munguar trazirat dhe përplasjet në derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës. Një punonjës policie është goditur me sende të forta dhe si pasojështë dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekësve. 

Lidhur me këtë, policia ka shoqëruar në komisariat tifozë të skuadrës së futbollit Partizani për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes. Policia njofton se në vijim do të jepen informacione me të dhëna më të plota në lidhje me rastin.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana, është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy shtetas (tifozë të skuadrës së futbollit Partizani), për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Në vijim do të keni informacion me të dhëna më të plota në lidhje me rastin.

derbi tirana-partizani

Sondazh

Poll