Sport

VIDEO / Lazio gjunjëzon Monzan me “manita”!

Lazio mposhti Monza-n me rezultatin 5-1 në javën e 24-t të Serisë A, duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim.

9 Shkurt 2025, 19:15 Nga DOSJA
VIDEO / Lazio gjunjëzon Monzan me “manita”!

ITALI - Lazio mposhti Monza-n me rezultatin 5-1 në javën e 24-t të Serisë A, duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim. Në ‘Olimpico’, skuadra e Baroni-t zhbllokoi ndeshjen në minutën e 31-të me një gol të Marusic pas asistit të Castellanos, i cili u dallua sërish në fillim të pjesës së dytë duke shërbyer për Pedro-n, që dyfishoi rezultatin në minutën e 57-të.

Një paraqitje fantastike për Taty Castellanos, e cila u kurorëzua me një gol në minutën e 63-të, duke gjetur rrjetën në shtëpi për herë të parë që nga shtatori. Në fundin e ndeshjes, Pedro kompletoi dygolëshin e tij pasi hyri nga stoli, ndërsa për Monza-n, Sensi shënoi golin e nderit nga pika e bardhë. Dele-Bashiru vulosi rezultatin me një tjetër gol për Lazion.

<iframe width='640' height='400' src='https://hoofoo42.fooroomtyv.com/embed/f6YbXVOVhAMZc' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll