Sport

Ish-pronari kinez i Interit shpall falimentin për 3 kompanitë e tij!

Organi që merret me këto çështje, përfshirë riorganizimet e korporatave, njoftoi se Gjykata Qendrore e Nanjing ka pranuar kërkesën për riorganizim të falimentimit të paraqitur nga Suning Appliance Group, Suning Holdings Group dhe Suning Real Estate Group.

9 Shkurt 2025, 16:57 Nga DOSJA
Ish-pronari kinez i Interit shpall falimentin për 3 kompanitë e tij!

ITALI - Tre kompani holding në pronësi të ish-pronarit të Interit, Zhang Jindong, kanë paraqitur kërkesë falimentimi në Kinë në bazë të një marrëveshjeje për të ristrukturuar borxhin e tyre të akumuluar. Organi që merret me këto çështje, përfshirë riorganizimet e korporatave, njoftoi se Gjykata Qendrore e Nanjing ka pranuar kërkesën për riorganizim të falimentimit të paraqitur nga Suning Appliance Group, Suning Holdings Group dhe Suning Real Estate Group.

Me dy prej tyre, ish-pronari i Zikaltërve kontrollon një përqindje të vogël të Suning.com nga e cila ai personalisht kontrollon 17.7%. Megjithatë, Suning Holdings Group është ajo përmes të ciliës familja kontrollonte Interin.

Investimi në klubin Zikaltër, megjithatë, nuk ishte investimi i vetëm i humbur nga Suning, që u detyrua ta linte peng pasi nuk mori 395 milionë të rënë dakord. Me kalimin e viteve, edhe investimet e këqija në Carrefour, Wanda dhe Evergrande - të vlerësuara në rreth 10 miliardë euro - nuk kanë pasur një rezultat pozitiv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll