Sport

VIDEO / Romës i mjafton Dybala për 3 pikët përballë Venezias!

Roma fitoi 1-0 ndaj Venezias, duke siguruar fitoren e dytë radhazi jashtë fushe dhe duke mbetur e lidhur me garën për zonën europiane.

9 Shkurt 2025, 16:35 Nga DOSJA
VIDEO / Romës i mjafton Dybala për 3 pikët përballë

ITALI - Në ndeshjen e drekës të javës së 24-të të Serie A, Roma fitoi 1-0 ndaj Venezias, duke siguruar fitoren e dytë radhazi jashtë fushe dhe duke mbetur e lidhur me garën për zonën europiane, ndërsa e vështirëson edhe më shumë situatën e vendasve në betejën për mbijetesë.

Në pjesën e parë, Radu shpëtoi dy herë ndaj Dovbyk, ndërsa Nicolussi Caviglia largoi topin nga vija e portës, duke i mohuar golin Mancinit.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 57-të, kur Dybala nuk gaboi nga pika e penalltisë, e akorduar për një faull të Marcadallit ndaj Angelinos, i cili arriti të parakalonte mbrojtësin e Venezias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll