Politike

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 22.48% deri në orën 15:00

Deri në orën 15:00 sipas raportimit të fundit të KQZ, pjesëmarrja në votime është 22.48 për qind.

9 Shkurt 2025, 15:17 Nga B.Z
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 22.48% deri në orën
foto nga votimet

KOSOVË - Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, ditën e sotme vazhdojnë ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat 4-vjeçar. Mbi 100 vëzhgues të BE po vëzhgojnë nga afër procesin me qëllim ruajtjen e standardeve demokratike. Deri në orën 15:00 sipas raportimit të fundit të KQZ, pjesëmarrja në votime është 22.48 për qind.

Sipas të dhënave nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 442,986 qytetarë.

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 22.48% deri në orën
te dhenat e kqz

Më herët u raportua se deri në orën 12:00, raste të izoluara të fotografimit të votës janë hasur në 4% të vendvotimeve. Gjithashtu janë raportuar raste sa i përket fshirjes me lehtësi të ngjyrës matrikuluese nga gishti, që mund t’i hapë rrugë mundësisë së votimit të dyfishtë.

Sondazh

Poll