Politike

Qindra votues nga parajsat fiskale?! Çudirat e regjistrimeve të diasporës

Që nga fillimi i janarit të këtij viti është funksionale platforma elektronike, ku diaspora shqiptare mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

9 Shkurt 2025, 14:37 Nga M.B
Qindra votues nga parajsat fiskale?! Çudirat e regjistrimeve të
Foto ilustruese

TIRANA- Diaspora shqipatare do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë në zgjedhjet e vitit 2025 për herë të parë. Që nga fillimi i janarit të këtij viti është funksionale platforma elektronike, ku diaspora shqiptare mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Sipas të dhënave aktuale të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton të ketë 141,998 zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim, 106,921 zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa dhe 28,640 zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa.

Harta e shtrirjes së shqiptarëve anë e kënd botës rezulton të jetë e gjerë aq sa në listë figurojnë edhe ishuj nga cepe të ndryshme të globit ku mesa duket bashkatdhetarët tanë banojnë. Nga një vëzhgim i bërë nga Dosja.al bie në sy fakti se në Ishujt e Virgjër Britanikë, Shën Helenë apo dhe në Anguila, bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ, ka më shumë shqiptarë të interesuar për të votuar sesa në një shtet brenda kontinentit si Polonia.

Qindra votues nga parajsat fiskale?! Çudirat e regjistrimeve të

Të dhëna të tjera tregojnë se në Zelandën e Re dhe në Ishujt e Virgjër SHBA, ka më shumë shqiptarë të regjistruar për të votuar sesa në Slloveni. 

Qindra votues nga parajsat fiskale?! Çudirat e regjistrimeve të

Kemi dhe Antiguan dhe Barbudan, në Ishujt Karaibe, ku deri më tani kemi 5 shqiptarë të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Interesi i dokumentuar i shqiptarëve në disa zona të largëta dhe pak të dëgjuara të globit tingëllon çuditshëm kur përball të njëjtave të dhëna, shqiptarët emigrantë në shtetet e kontinentit të vjetër rezultojnë si më pak të interesuar. Mos vallë votuesit e shumtë nga zonat në fjalë janë votues të vendosur në shtetet e ishujt e parajsave fiskale?! Ndoshta ditët në vazhdim do të sjellin ndryshim në të dhëna...

Qindra votues nga parajsat fiskale?! Çudirat e regjistrimeve të

zgjedhjet e 11 majit diaspora

Sondazh

Poll