Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në përfaqësitë diplomatike votuan 73% e emigrantëve të regjistruarve

Më së shumti kanë votuar në Konsullatat e Kosovës në Mynih, Duzeldorf, Uashington dhe Nju York. Diaspora e regjistruar për të votuar në përfaqësitë dipolamtike votoi një ditë më parë, 8 shkurt. 

9 Shkurt 2025, 14:27 Nga M.B
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në përfaqësitë
Foto ilustruese

KOSOVA- Komisioni Qendror i zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se nga 20 mijë votues kanë votuar më shumë se 15 mijë në 32 ambasada dhe konsullate nëpër vende të ndryshme të botës. Kështu, më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të drejtën e votës. 

Më së shumti kanë votuar në Konsullatat e Kosovës në Mynih, Duzeldorf, Uashington dhe Nju York. Diaspora e regjistruar për të votuar në përfaqësitë dipolamtike votoi një ditë më parë, 8 shkurt. 

Për zgjedhjet parlamentare kanë votuar edhe ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi, ish-krye-parlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Vota në përfaqësitë diplomatike pason atë me postë. 

kosova

Sondazh

Poll