9 Shkurt 2025, 11:19
Nga r.ll
pamje nga votimi
PRISHTINË- Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot u janë drejtuar kutive të votimit që nga mëngjesi kur në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Katër kandidatët për kryeministër, të shoqëruar nga familjarët e tyre kanë hedhur votën e tyre në qendrat e votimit ku janë të regjistruar.
Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.
Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.
zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025
12jpg
11jpg
10jpg
9jpg
8jpg
7jpg
6jpg
5jpg
4jpg
3jpg
2jpg
capture 48 600x360 1
1jpg
Politike
9 Shkurt 2025, 10:43
N.F
Rama
SPANJË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Madrid ka zhvilluar një intervistë për median span...
Politike
9 Shkurt 2025, 10:54
r.ll
memli krasniqi
PRISHTINË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parl...
Politike
9 Shkurt 2025, 10:04
N.F
Rama në Spanjë
TIRANË- Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me ...
Politike
9 Shkurt 2025, 09:47
N.F
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zg...
Politike
9 Shkurt 2025, 10:04
r.ll
lumir abdixhiku
KOSOVË- Kandidati i LDK-sëpër kryeministër, njëkohësisht kreu i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku k...
Politike
9 Shkurt 2025, 09:44
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Kurti ish...
Politike
9 Shkurt 2025, 09:35
r.ll
bedri hamza
KOSOVË- Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka hedhur votë e tij pë...
Politike
9 Shkurt 2025, 09:03
r.ll
ramush haradinaj
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur votën e tij në nj&eu...
Politike
9 Shkurt 2025, 08:37
N.F
Pamje nga Shqipëria
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga vende të ndryshme ...
Politike
9 Shkurt 2025, 08:24
r.ll
albin kurti
PRISHTINË- Kosova voton të dielën pas një fushate zgjedhore luftarake në të cilën kandidatët e opozit&...