Politike

Voton Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK për kryeministër: Qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime për fatin e Kosovës

Kreu i LDK-së është shprehur se kjo është një ditë feste dhe se gjithësecili duhet të angazhohet për një ditë demokratike.

9 Shkurt 2025, 10:04 Nga r.ll
Voton Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK për kryeministër:
lumir abdixhiku

KOSOVË- Kandidati i LDK-sëpër kryeministër, njëkohësisht kreu i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku ka votuar mëngjesin e sotëm në orën në qendrën e votimit në Prishtinë.

Abdixhiku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pas procesit të votimit, ai mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për fatin e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. Kreu i LDK-së është shprehur se kjo është një ditë feste dhe se gjithësecili duhet të angazhohet për një ditë demokratike.

"Ju falenderoj të gjithëve për prezencën tuaj dhe shërbimin që po bëni në këtë ditë të demokracisë. Është ditë e mirë, ditë e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në votime për fatin e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. Është ditë feste, zgjedhjet janë gjithmonë festë. Le të angazhohemi për një ditë demokratike." u shpreh Abdixhiku.

Më herët kanë votuar edhe dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-NISMA dhe Bedri Hamza nga PDK. Po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e votës.

lumir abdixhiku ldk zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll