Politike

Vuçiç: Lista Serbe është garancia e vetme që Kurti nuk do t'i dëbojë serbët nga Kosova!

Vuçiç gjithashtu u bëri thirrje serbëve të votojnë Listën Serbe, sepse sipas tij është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t'i dëbojë.

9 Shkurt 2025, 09:47 Nga N.F

Vuçiç: Lista Serbe është garancia e vetme që Kurti

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet që po mbahen sot. Vuçiç gjithashtu u bëri thirrje serbëve të votojnë Listën Serbe, sepse sipas tij është e vetmja garanci që Albin Kurti nuk do t'i dëbojë.

"Po shfrytëzoj rastin t'u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë, që të mos jetë e vështirë për ta. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse Lista Serbe është garancia e vetme që Kurti nuk do t'i dëbojë serbët nga Kosova," tha Vuçiç.

Ai tha se Lista Serbe është e vetmja parti që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet.

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.

Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA.

vucic zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll