Politike

Voton kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi: Kemi pasur fushatë pozitive, kam besim se edhe vota do të jetë e tillë

Kreu i PDK-së ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza Krasniqi

9 Shkurt 2025, 10:54 Nga r.ll
Voton kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi: Kemi pasur fushatë pozitive,
memli krasniqi

PRISHTINË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare. Kreu i PDK-së ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza Krasniqi. Pas procesit të votimit ka mbajtur dhe një deklaratë për mediat. 

Krasniqi iu bëri thirrje qytetarëve të hedhin votën e tyre. Ai gjithashtu vlerësoi fushatën zgjedhore që PDK ka bërë, ku duke iu drejtuar mbështetësve të tij tha se “edhe sot vota duhet të përcjellë të njëjtin pozitivitet”.

“Sot është një ditë e mirë, një ditë e madhe, e rëndësishme për vendin dhe demokracinë e Kosovës. Sapo votuam, me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë, besoj se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga çdo qytetar që ka të drejtë vote. Jam besimplotë, se ashtu sikurse kemi pasur fushatë pozitive, edhe vota do ta thotë të njëjtën”, tha Krasniqi.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së është Bedri Hamza, i cili votoi rreth dy orë më herët. 

memli krasniqi

Sondazh

Poll