Politike

Rama: Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin! Në pak javë do të prezantohet nga organizatorët

Kryeministri shton se në pak javë Shqipëria do të prezantohet në Berlin nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë.

9 Shkurt 2025, 08:37 Nga N.F
Rama: Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin
Pamje nga Shqipëria

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga vende të ndryshme të Shqipërisë teksa ka pasqyruar bukuritë e saj. Rama shkruan se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin.

Kryeministri shton se në pak javë Shqipëria do të prezantohet në Berlin nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë.

"MIRËMËNGJES dhe me Shqipërinë e të gjitha ndjesive, që këtë vit është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin, e për pak javë do të prezantohet atje nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë, ju uroj një të diel të paqtë," shkruan Rama. 

 

rama panairi global i turizmit

Sondazh

Poll