Politike

Voton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Inkurajoj çdo qytetar të ushtrojë të drejtën e votës

Pas votimit, Kurti mbajti edhe një deklaratë të shkurtër për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime. 

9 Shkurt 2025, 09:44 Nga r.ll
Voton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Inkurajoj çdo qytetar
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.  Pas votimit, Kurti mbajti edhe një deklaratë të shkurtër për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime. 

"Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. I falenderoj qytetarët që kanë votuar dhe inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese", tha Kurti.

Më herët kanë votuar edhe dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-NISMA dhe Bedri Hamza nga PDK. Të dy këto kandidatë po ashtu kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin të vtojnë. 

albin kurti zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll