Politike

Procesi i votimit në Mitrovicën e Veriut, kryetari i Listës Serbe hedh votën e tij

Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

9 Shkurt 2025, 08:14 Nga r.ll
Procesi i votimit në Mitrovicën e Veriut, kryetari i Listës Serbe
zllatan ellek

KOSOVË- Procesi i votimit ka nisur edhe në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe. Qytetarët iu janë drejtuar qendrave të votimit. 

Qytetarëve iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili votoi në shkollën "Sveti Sava".

Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

 

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025 zllatan ellek

Sondazh

Poll