Sport

“Topi i Artë”? Raphinha bën vlerësime: “Të jem në garë është nder për mua!”...

Raphinha, i cili pati një sezon të mrekullueshëm me FC Barcelona, shprehu qartë shanset e tij për “Topin e Artë”.

9 Shkurt 2025, 10:30 Nga DOSJA

“Topi i Artë”? Raphinha bën vlerësime: “Të

SPANJE - Autor i një sezoni të jashtëzakonshëm me ngjyrat e FC Barcelona (23 gola dhe 15 asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat), Raphinha iu rikthye arsyeve të dinamikës së tij të pabesueshme në një intervistë dhënë France Football.

Dhe ai falënderoi Hansi Flick: "Besimi është thelbësor për ta bërë mirë punën tënde. Jo vetëm në futboll, në çdo fushë. Kur kishte zëra për largim sezonin e kaluar, Xavi vazhdoi të më thoshte se ai mbështetej tek unë. Ai ishte vendimtar në ardhjen time në Barça. Nëse ai nuk do të kishte qenë atje, unë nuk do ta vishja fanelën e kësaj skuadre.

Më pas, kur mbërritja e tij u zyrtarizua, Hansi Flick më tha se unë isha një nga lojtarët mbi të cilët ai po llogariste, pa më parë se si të stërvitesha, e dija se do të isha një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe dua që të jem në nivelin më të mirë.

Kushdo që punon në një fushë ka kërkesa fizike dhe mendore, por edhe duhet të kërkojë mbështetje nëse ka nevojë. Për mua ishte shumë e rëndësishme që të punoja në këtë aspekt, në një kohë që po përjetoja vështirësi dhe po dorëzohesha pak. Kjo punë mendore më ndihmoi shumë për të rifituar qetësinë dhe besimin e nevojshëm për t'i bërë gjërat mirë."

Raphinha nuk është i fiksuar pas “Topit të Artë”!

Më pas ai vazhdoi me besimin e dhënë, duke u emëruar si një nga katër kapitenët: "Të jesh kapiten nuk ka të bëjë vetëm me mbajtjen e shiritit, por edhe me mënyrën se si sillesh në dhomat e zhveshjes. Një kapiten duhet të luftojë, në kuptimin më të mirë të fjalës: për klubin, për fanelën që vesh, për shokët e tij. Ndihem mirë brenda grupit, qoftë në qendrën stërvitore, qoftë edhe jashtë. Po përpiqem të jem më mirë se në sezonin e ardhshëm, kështu i shoh unë gjërat”.

Së fundi, ai foli edhe për “Topin e Artë”: "Kam pasur vështirësi individuale vitin e kaluar, me disa dëmtime muskulore dhe një pezullim (dy ndeshje të La Liga). Duke ditur se nga vij dhe gjithçka që kam përjetuar në karrierën time, thjesht të jem në garë për “Topin e Artë”, do të ishte një fitore e madhe, do të jetë një fitore e pamatshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll