Sport

Ancelotti dhe Simeone në mosmarrëveshje për arbitrimin e derbit të Madridit...

Carlo Ancelotti dhe Diego Simeone nuk kanë të njëjtin mendim për arbitrimin e Cesar Soto Grado në derbin e Madridit këtë të shtunë.

9 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA

Ancelotti dhe Simeone në mosmarrëveshje për arbitrimin e derbit

SPANJE - Pasi fillimisht refuzoi të komentonte arbitrimin e Cesar Soto Grado, në derbin e Madridit këtë të shtunë (1-1), trajneri i Realit, italiani Carlo Ancelotti, përfundoi duke e shprehur zhgënjimin e tij pas ndeshjes.

“Arbitri ishte afër situatës, ai e pa shumë mirë atë që ndodhi. VAR akordoi penalltinë (nga Tchouaméni mbi Lino), por nuk pa një penallti tjetër të akorduar në dëm të Atleticos, etj. Nuk mendoj se njerëzit në futboll e kuptojnë këtë. Nuk dua të futem në polemika. Preferoj të flas për lojën,”- tha italiani.

Trajneri i Atletico-s, Diego Simeone ishte shumë më i lumtur me vendimet e arbitrit.  “Mendoj se arbitri e ka trajtuar situatën në mënyrën më të mirë, me kriteret dhe vendimet e tij në momente të caktuara,- tha argjentinasi. - Për disa ishte një karton i kuq (për Dani Ceballos në fillim të ndeshjes), për të tjerët jo. Nuk e kanë thirrur nga VAR-i. Mendova se ai pati një ndeshje të mire”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll