Sport

Sylvinho ndalon në Romë, takon Hysajn, afron grumbullimi i parë!

Stafi teknik i Kombëtares diskutoi me Hysaj mbi gjendjen aktuale të tij pas dëmtimit të pësuar dhe grumbullimet e ardhshme të muajit mars.

8 Shkurt 2025, 22:59 Nga DOSJA
Sylvinho ndalon në Romë, takon Hysajn, afron grumbullimi i parë!

TIRANE- Stafi teknik i Kombëtares shqiptare vijon turin e takimeve me futbollistët shqiptarë në Europë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026, që nisin në muajin mars.

Ndalesa e rradhës për trajnerin Silvinjo dhe asistentët e tij, Doriva dhe Zabaleta, ishte Roma, ku takuan Elseid Hysaj. Stafi teknik i Kombëtares diskutoi me Hysaj mbi gjendjen aktuale të tij pas dëmtimit të pësuar dhe grumbullimet e ardhshme të muajit mars.

Trajneri Silvinjo dhe asistentët e tij do të vazhdojnë takimet me lojtarët shqiptarë përgjatë muajit shkurt, ndërkohë që paralelisht vijojnë me përgatitjen teknike të ndeshjeve kualifikuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll