Sport

VIDEO / Ndahet në paqe derbi i Madridit, 1-1 mes Realit dhe Atleticos!

Në pjesën e parë shënuan “Los Colchoneros”, falë një penalltie të akorduar nga kryesori pasi pa pamjet në sistemin VAR (shënoi Alvarez), ndërsa në pjesën dytë barazoi Mbappe.

8 Shkurt 2025, 23:06 Nga DOSJA
VIDEO / Ndahet në paqe derbi i Madridit, 1-1 mes Realit dhe Atleticos!

SPANJE - Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Reali dhe Atletico ndanë pikët në ‘Bernabeu’, ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Në pjesën e parë shënuan “Los Colchoneros”, falë një penalltie të akorduar nga kryesori pasi pa pamjet në sistemin VAR (shënoi Alvarez), ndërsa në pjesën dytë barazoi Mbappe.

Një rezultat ky që i leverdis Barcelonës, që në rast fitoreje në fushën e Sevillas shkon -2 nga Reali dhe -1 nga Atltetico. Zhbllokohet në minutën e 35-të derbi i Madridit. Alvarez tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur Courtois.

Në fakt, kryesorit i deshën disa minuta për të marrë një vendim nëpërmjet pamjeve të sistemit VAR, pas një ndërhyrjeje  të gabuar të Tchouameni-t ndaj Linos. Në minutën e 51-të barazohet rezultati në ‘Santiago Bernabeu’. Kylian Mbappe arrin të shtyjë topin në rrjetë me një goditje brenda zones dhe me shifrat 1-1 u mbyll i gjithë takimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll