Sport

E gjithë F1 e vitit 2025 me sytë nga dyshja Hamilton-Ferrari!

Megjithatë, mund të mos jetë askush aq radikal se Bernie Ecclestone, ish-kreu i lartë i Formula 1. Ky lider veteran ishte i prerë kur u pyet për kontratën e tij dyvjeçare me Maranello. "Ai nuk do të qëndrojë për aq kohë," tha ai për The Telegraph.

8 Shkurt 2025, 23:13 Nga DOSJA
E gjithë F1 e vitit 2025 me sytë nga dyshja Hamilton-Ferrari!

ITALI - Aventura e re e Lewis Hamilton në F1, kalimi i tij te Ferrari, ka shkaktuar komente të llojllojshme në lidhje me atë se si do t’i shkojë. Të gjithë bëjnë parashikime nëse do t’i shkojë mirë apo keq me skuderinë më të suksesshme të "Gran Circo"-s, por që nuk ka arritur të fitojë kurorën e pilotëve që nga viti 2007, me Kimi Raikkonen.

Megjithatë, mund të mos jetë askush aq radikal se Bernie Ecclestone, ish-kreu i lartë i Formula 1. Ky lider veteran ishte i prerë kur u pyet për kontratën e tij dyvjeçare me Maranello. "Ai nuk do të qëndrojë për aq kohë," tha ai për The Telegraph.

Motivimet për transferimin

Eclestone dha arsyet për këtë hipotezë. Ai filloi me mënyrën se si ka arritur anglezi nga Mercedesi, ekipi me të cilin fitoi gjashtë nga shtatë titujt e tij – tjetrin e fitoi me McLaren. "Piero Ferrari, i cili e ka çuar atje, ende beson se kanë bërë gjënë e duhur. Shpresoj ta kenë bërë këtë. Shpresoj të mos pendohen," tha ai.

Të mos jesh i preferuar

Ecclestone mendon se Hamilton nuk do të jetë numri 1 te Ferrari. "Nuk besoj se Leëis do të ketë të njëjtën vëmendje te Ferrari. Së pari, ekipi është i kënaqur me Charles Leclerc, shoku i tij i skuadrës. Charles flet gjuhën e tij, kështu që do ta kujdesen për të. Edhe nëse Leëisi bën mirë, do të ketë shumë armiq, sepse është i sapoardhuri," tha ai.

Nuk është mosha

Disa nga ata që nuk presin shumë nga britaniku në ekipin italian, bazohen te 40 vitet e tij. Megjithatë, Bernie sheh probleme të tjera. "Kam teorinë time për këtë. Nuk është çështje e moshës së pilotëve, por sa kohë ata kanë bërë të njëjtën gjë," filloi ai. "Kam menduar për Leëisin: 'Po lodhet. Ka humbur motivimin'. Nëse nuk do të kishte fituar ndonjë kampionat botëror, mund të ishte ndryshe, sepse atëherë do të kishte një shtysë për ta fituar një, por ai ka fituar shtatë," shtoi ai.

Marrëdhënia e ftohtë

Raporti i Hamilton dhe Ecclestone ka ndryshuar gjatë viteve. Kur Leëis debatoi në F1 në vitin 2007, kur ende drejtonte Bernie, ai merrte lavdërime të vazhdueshme nga kreu suprem. Kjo ka vazhduar për disa vjet, por piloti nga Stevenage ka qenë kritik për disa deklarata të drejtorit. Siç ishte kur ai tha: "Të zinjtë janë më racista se të bardhët." Piloti e quajti këtë frazë si "një koment të pasjellshëm". Më vonë, drejtori mori pozita pro Max Verstappen dhe Red Bullit në Abudhabi 2021, ku Hamilton humbi mundësinë për titullin e tij të tetë. Që atëherë, Bernie ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i holandezit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll