Sport

Gimenez debuton me Milanin dhe shënon menjëherë duke vendosur rekord!

Santiago Gimenezit iu deshën vetëm 31 minuta për të lënë gjurmë në Serie A.

8 Shkurt 2025, 22:54 Nga DOSJA
Gimenez debuton me Milanin dhe shënon menjëherë duke vendosur

ITALI - Santiago Gimenezit  iu deshën vetëm 31 minuta për të lënë gjurmë në Serie A. Duke debutuar me Milanin, sulmuesi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e dytë që vulosi fitoren ndaj Empolit.

Për ish-lojtarin e Feyenoord-it, ishte menjëherë një festë e denjë për një Kuqezi të vërtetë duke marrë përgëzimin e të gjithë shokëve të rinj të skuadrës. Goli ka një aromë historike, Gimenez është lojtari i parë meksikan që shënon me fanellën e Milanit në historinë e Serisë A. Në përgjithësi, i treti në divizionin e lartë të futbollit Italian pas Hirving Lozano dhe Johan Vásquez. 

Në minutën e nëntëdhjetë 23-vjeçari nuk i fshehu emocionet dhe deklaroi: "Ja dolëm, ishte një ndeshje e vështirë. Hymë mirë dhe ndikuam menjëherë. I jam mirënjohës skuadrës. Ndeshja me Feyenoord të mërkurën? Ai klub më ka dhënë kaq shumë, është si një familje".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll