Sport

VIDEO / Milani kalon lehtësisht edhe Empolin, Gimenez lë shenjë në debutim!

Milani mposhti 2-0 Empolin dhe, në pritje të ndeshjeve të Lazios dhe Fiorentinës, afrohet në vetëm 5 pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Juventusi.

8 Shkurt 2025, 22:47 Nga DOSJA
VIDEO / Milani kalon lehtësisht edhe Empolin, Gimenez lë shenjë

ITALI - Në javën e 24-t të Serisë A, Milani mposhti 2-0 Empolin dhe, në pritje të ndeshjeve të Lazios dhe Fiorentinës, afrohet në vetëm 5 pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Juventusi.

Në "Castellani", Empoli ishte më mirë në pjesën e parë (me një traversë të pabesueshme nga Colombo në minutën e 33-të), por Sergio Conceição ndryshoi rrjedhën e ndeshjes me zëvendësimet në pushim: Leao, Gimenez dhe Pulisic hynë në vend të Jimenez, Abraham dhe Fofana, duke vendosur një Milan me skemën 4-2-2.

"Kuqezinjtë" mbetën me një lojtar më pak pas dy kartonëve të verdhë të Tomorit, por Marianucci goditi Gimenezin në zonë dhe pas 11 minutash u rikthye barazia numerike.

Leao zhbllokoi ndeshjen me një goditje perfekte me kokë pas asistit të Pulisic (68’), ndërsa më pas amerikani dhuroi asistin e dytë për golin e parë të Gimenez në Itali, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 0-2 (76’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll