Aktualitet

‘Ma falni se kam frikë burgun’/ Vrau gruan e xhaxhait, 16-vjeçari në gjendje të rëndë psikologjike pas krimit horror,

8 Janar 2020, 19:14 Nga DOSJA
‘Ma falni se kam frikë burgun’/ Vrau gruan e xhaxhait,

FIER– Tre të rinjtë e arrestuar për vrasjen dhe masakrimin e 50-vjeçares Drita Salaj në fshatin Gjerbë të Mallakastrës kanë pranuar krimin në Polici.

Pas arrestimit, tre të rinjtë fillimisht kanë hezituar të flasin por më pas janë ‘hapur’ duke treguar si kishte ndodhur ngjarja makabre. Nipi i burrit të viktimës, 16-vjeçari Luis Saliaj nuk e ka përballuar dot situatën dhe ka nisur që të qajë teksa merrej në pyetje nga efektivët. Mësohet se ai është shprehur para hetuesve se e ka frikë burgun. 

“Ne donim vetëm të merrnim paratë se na duheshin por ajo më njohu dhe filloi të bërtiste. Ne u trembën se mund të na gjente Policia brenda duke vjedhur. Se kishim menduar që do të vrisnin. Na doli jashtë kontrollit situata. Ju lutem, më falni se e kam frikë burgun”, mësohet se ka rrëfyer 16-vjeçari. 

Vrasjen e gruas e kanë pranuar edhe dy shokët e tij, të cilët kanë zbuluar se ishte nipi i gruas ai që kishte informacione se ajo kishte para në shtëpi dhe se i kishte informuar në momentin kur shtëpia ishte pa njeri. Ata gjithashtu treguan se rezistenca e gruas, ‘i detyroi’ që ta lidhnin dhe më pas ta hidhnin në rezervuar.

Gjendja psikologjike e tre të rinjvë është mjaft e rëndë, duke veçuar nipin e viktimës, i cili nga momenti kur është shoqëruar në Polici ka qenë duke qarë.

 

Krimi i rëndë ka tronditur dje Mallakastrën. 3 të rinj kanë grabitur, dhunuar dhe më pas kanë mbytur një 50-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në dëshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve 16 vjeçari, L. Saliaj, ishte nipi i burrit të saj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj krim horror ne mallakaster luis salaj mitat saliaj drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj krim horror ne mallakaster luis salaj mitat saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2020, 18:13

ANALIZA: Deri ku mund të godasë Irani?

Ishte sulmi më i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj SHBA që nga marrja e Ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979. Bombardimi me raketa balistike i bazave ajrore ...