Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 60-vjeçari pasi përplaset nga furgoni

8 Janar 2020, 18:03 Nga DOSJA
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes

TIRANË– Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e nëj aksidenti automobilistik në aksin rrugor Tiranë- Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, i ndjeri po kalonte përmes autostradës për të dalë në anën tjetër të rrugës, por në atë moment ka kaluar një furgon dhe e ka përplasur.

Për pasojë, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Ndërsa shoferi i furgonit të llojit “Benz”, me inicialet F.V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë 

Rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj” një këmbësor ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe certifikatë të aftësisë profesionale.

Drejtuesi i fugonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në autostradën tiranë-durrës vdes 60 vjecar aksident në autostradën tiranë-durrës vdes 60 vjecar

Sondazh

Poll