U ndalua në pikën kufitare të Morinës/ Zbardhet dëshmia e turkut, Simsek: Vizën kanadeze bashkë me Harun Çelik e sigurua
8 Janar 2020, 16:19Nga DOSJA
TIRANË- Selami Simsek, është një tjetër shtetas turk që pritet të ketë të njëjtin fat me Harun Çelik, i cili u dëbua nga autoritetet shqiptare më 1 janar. Simsek ka treguar para grupit hetimor rrethanat se si e kishte siguruar vizën kanadeze, ndërsa përballjen me gjykatën do ta ketë më 13 janar.
“ABC News” siguron dëshminë e shtetasit turk Selami Simsek, i ndaluar në 8 gusht pasi ka hyrë nga Kosova në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës. Në 13 janar, Simsek pritet të dalë përpara Gjykatës së Tiranës në seancë paraprake pasi prokuroria ka mbyllur hetimin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Në pasaportën e tij autoritetet shqiptare konstatuan një vizë të falsifikuar për në Kanada.Burimet janë shprehur për “ABC News” se ka dyshime të forta për spiunim të Shimshek, por edhe të Harun Çelik, i dëbuar ditën e parë të janarit. Në dëshminë e siguruar nga ABC News, shtetasi turk Selami Shimshek ka shpjeguar edhe mënyrën se si është pajisur me vizë. Ai ka deklaruar se pagesën e ka kryer kushëriri i tij nëpërmjet bankës.
Simsek identifikon një shtetas me emrin Kursat, të cilit i ka dërguar foton dhe pasaportën e tij. Pas kësaj shtetasi turk Kursat i ka kërkuar Shimsek të shkonte në Kosovë ku do t’i dërgonte dokumentin për të udhëtuar drejt Kanadasë. Komunikimi mes Shimshek dhe Kursat është bërë në gjuhën turke. Në dëshminë e siguruar nga ABC Neës, Shimsek ka deklaruar se pasi ka mbërritur në Prishtinë ka qëndruar në një banesë për 3 ditë, së bashku me shtetasin turk Harun Çelik.
Pasi ka marrë pasaportën me vizë kanadeze, Shimsek ka prenotuar biletën e udhëtimit me itinerarin Rinas-Vjenë-Toronto. Harun Çelik u deportua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit. Bashkë me mikun e tij, ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Ndërkohë në vesh të shurdhër duket se ka rënë kërkesa e avokatëve të Harun Çelik për të marrë informacion se çfarë është vendosur për mësuesin 42 vjeçar, deportim apo dëbim.Ministria e brendshme dhe Policia e shtetit nuk kanë kthyer një përgjigje zyrtare, duke i kryer veprimet në mungesë të theksuar transparence.
SHQIPËRI– Kundërsulmi me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak nga Irani ka sjellë reagime nga udhëheqësi suprem Ali Khamenei dhe kryeministri Edi Rama. ...
KURBIN- Një 19 vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë duke tentuar të largoh...
TIRANË- Alban Zusi, Kryetari i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë, ka paralajmëruar sot për rreziqet që do t’i kanosen ekonomisë shqiptare nga marrëves...
Pikëzimi i kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë – një nga institucionet e reja që pritet të konstituohet në janar, ka ngritur dyshime se gara në Kës...
TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alea...
TIRANË- Policia Rrugor ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit kontrollet me radar në rrguë, ku janë ndëshkuar qindra shoferë problematikë. Në një njoftim ...
TIRANË- Ambasada amerikane në vendin tonë nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga ...
RRESHEN– Ky është apartamenti ku autori i vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi ka qendruar për 5 orë duke vëzhguar lëvizjet në lokal “Mirdita” në Rrëshen...