Aktualitet

Unaza e Re/ IKMT njofton: Nesër do të prishen 5 objekte, një tjetër do të shembet me shpërthim të kontrolluar një ditë

8 Janar 2020, 17:05 Nga DOSJA
Unaza e Re/ IKMT njofton: Nesër do të prishen 5 objekte, një

TIRANË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka njoftuar se ditën e nesërme do të rifillojë aksioni për prishjet e banesave ku do të shtrihet Unaza e Re. Përmes një njoftimi në Facebook, IKMT bën me dije se janë planifikuar të prishen 6 objekte, duke shtuar se 5 prej tyre do të prishet nesër, ndërsa një tjetër do të prishet një ditë më pas me shpërthim të kontrolluar.

Postimi i plotë i IKMT:

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit, rifillon neser, dt 09.01.2020, ora 6.00, prishjet ne gjurmen ku do te shtrihet Unaza e Madhe. Jane planifikuar te prishen 6 objekte, nga te cilat nje me shperthim te kontrolluar, qe do te realizohet nje dite me pas. Objektet qe do te prishen, ndodhen prane rrethrrotullimit ne hyrje te Tiranes (ish shqiponja).

Banorët e Astirit prej më shumë se një viti protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit urbanistik për Unazën e re. Për disa muaj projekti u vendos në “pauzë” për shkak të skandalit të zbuluar me kompaninë “DH Albania”, e cila kishte paraqitur në tenderin e fituar dokumenta të falsifikuara. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt prish banesat tek astiri shembja e banesave tek astiri unaza e re ikmt prish banesat tek astiri shembja e banesave tek astiri unaza e re

Sondazh

Poll