Aktualitet

Të vegjël dhe kriminelë/ Kush janë dy të rinjtë që vranë gruan në Mallakastër, donin t’u merrnin paratë nga shitja

8 Janar 2020, 16:07 Nga DOSJA
Të vegjël dhe kriminelë/ Kush janë dy të rinjtë

TIRANË- Ata në foton e mësipërme janë dy adoleshentët që  i morën jetën 50-vjeçares në Mallakastër, pasi u futën në banesën e saj si mysafirë.Drita Saliaj gruaja që jetonte e vetme pasi bashkëshorti dhe djemtë punonin në Greqi në vend të mbrohej nga të afërmit u masakrua, nga i afërmi 17 vjeçari Luis Saliaj dhe dy shokët e tij.

Gazetarja Valbona Davidhi ka qenë në Gjerbës të Mallakastrës dhe ka biseduar me bashkëshortin e saj që është i tronditur dhe kërkon vetëm drejtësi. Kjo ngjarje që ndodhi në këtë zonë të qetë, ka tronditur thellë dhe banorët e gjithë fshatit.

Nuk dihet ende nëse  adoleshentët e kishin planifikuar këtë ngjarje, pasi kishin hyrë në banesë miqësisht, kishin pirë dhe kafe, por më pas rezultoi se ata kishin qëllim të vidhnin paratë, pasi kishin informacion se bashkëshorti i Dritës kishte shitur bagëtitë. Mësohet se paratë ishin depozituar në bankë të cilat ata nuk i gjetën dhe morën vetëm sende me vlerë dhe  një armë gjahu që gjithsesi  nuk e vunë në përdorim.

Trupin e 50-vjeçares e transportuan me një makinë tip “Benz”. Autorët udhëtuan 7 km në rrugë të pakalueshme drejt rezervuarit të fshatit me qëllim zhdukjen e trupit. Mësohet se pas kthimit ata kanë plaçkitur edhe shtëpinë e kunatit të viktimës. Këto janë pamjet e banesës. Këtë fakt e pohon dhe vetë kunati i Dritës, Mitati.

Policia po dokumenton ngjarjen pasi arrestoi autorët. Këta të fundit mësohet se kanë pranuar krimin. 17-vjeçari banonte vetëm disa metra larg shtëpisë së viktimës, po kështu dhe një prej shokëve të tij, ndërsa tjetri tek fshati fqinj.Në mesditë Drita Saliaj u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit.

Marrë nga ABC News

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj luis saliaj drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj luis saliaj

Sondazh

Poll