Aktualitet

Konflikti SHBA-Iran/ Lideri suprem Khamenei kërcënon Shqipërinë: Vend djallëzor. Rama: Jemi të sigurtë, kemi përballuar

8 Janar 2020, 16:10 Nga DOSJA
Konflikti SHBA-Iran/ Lideri suprem Khamenei kërcënon

SHQIPËRI– Kundërsulmi me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak nga Irani ka sjellë reagime nga udhëheqësi suprem Ali Khamenei dhe kryeministri Edi Rama. Lideri i Iranit, Khamenei, në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se sulmi ishte një “shuplakë në fytyrë” ndaj SHBA-ve duke mos i kursyer akuzat dhe paralajmërimet ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj.

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe Shqipërinë, pa i thënë emrin, por duke e konsideruar si një vend djallëzor që ka bërë komplot me SHBA-në. “Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit,”– u shpreh Khamenei.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se Shqipëria është në duar të sigurta.

“Së pari kjo është një temë dhe një cështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rreizk për jetën. Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të observuara për të kontrolluar gjithçka, për të asgjësuar cdo kundërshtar në gjithë globin. Shqipëria diktatoriale ishte vend shumë i vogël me resurse minimale përballë Iranit të sotshëm dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë territorin dhe eliminonte ‘armiqtë’ e vendit. Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët. Kur bie puna te derigjenca jemi në duar të sigurta sa i përket. S’kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë por jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë process,”– tha Rama ndër të tjera.

Pas Ramës, për kërcënimin ka folur edhe Basha, i cili u shpreh krenar se në punën e tij si ministër i Jashtëm e kishte vendosur Shqipërinë krah aleatëve si SHBA-ja. 

Shqiptarët po e kuptojnë se pa luftuar pa demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Liria ka çmim të lartë dhe jam krenar se si ministër i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërinë në NATO. Shpreh qëndrimin tim të qartë përkrah SHBA-ve,”-e mbylli Basha prononcimin për gazetarët. 

Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ali khamenei edi rama irani kercenon shqiperine konflikti shba iran ali khamenei edi rama irani kercenon shqiperine konflikti shba iran

Sondazh

Poll