Sport

Kumbulla tregon në Spanjë kulmin e karrierës, trofeu i parë me Romën në Tiranë!

Ndihem shumë mirë në Spanjë, u përshtata shumë shpejt me shokët e skuadrës dhe me gjithë klubin këtu tek Espanyoli.

8 Shkurt 2025, 18:59 Nga DOSJA
Kumbulla tregon në Spanjë kulmin e karrierës, trofeu i parë

SPANJE - Mbrojtësi i huazuar nga Roma, Marash Kumbulla – aktualisht duke luajtur për Espanyolin në La Liga – ka rrëfyer vitet e tij në kryeqytetin italian nën drejtimin e Jose Mourinhos. "Ndihem shumë mirë në Spanjë, u përshtata shumë shpejt me shokët e skuadrës dhe me gjithë klubin këtu tek Espanyoli, si dhe me një kampionat të ri për mua siç është ai spanjoll," tha mbrojtësi shqiptar për Sportitalia.

"Nuk e prisja ta nisja kaq mirë menjëherë, duke qenë se ishte hera e parë që shkoja të jetoja larg Italisë. Spanja është shumë e afërt me Italinë në aspektin e kulturës dhe zakoneve, por kisha frikë se mund të kisha vështirësi në fillim për t’u ambientuar.

Nuk ndodhi ashtu dhe jam shumë i lumtur për këtë. Falënderoj shokët e ekipit dhe trajnerin që më bënë të ndihem si në shtëpi që në fillim."

Cili është kujtimi më i bukur nga Roma?

"Pa dyshim, fitorja e Conference League në Tiranë. Ishte kulmi i një rrugëtimi të bukur ku kemi vuajtur dhe jemi gëzuar së bashku. Ndeshjet në shtëpi në Europë ishin të jashtëzakonshme, në ‘Olimpico’ kishte një atmosferë të çmendur.

E kujtoj shumë mirë ditën kur festuam titullin e Conference League. Ishte trofeu im i parë dhe, për momentin, i vetmi. Të shihje gjithë qytetin duke festuar, të qarkulloje me autobusin e hapur nëpër rrugët e Romës dhe përpara Koloseut… Këto janë imazhet që më vijnë në mendje dhe që më emocionojnë ende sot.

Mourinho?

Mund të them që çdo fjalë e tij ka peshë. Ai të përmirëson në çdo aspekt dhe u kushton rëndësi detajeve. Për sa më përket mua, më ka ndihmuar të rritem shumë nga ana e maturisë, karakterit dhe vëmendjes ndaj detajeve për të cilat më parë nuk shqetësohesha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll