Atalanta “gris” Veronën në Serie A, Mateo Retegui shënon “poker”…!
ITALI - Atalanta shëtit përgjatë brigjeve të Adige, duke shpartalluar Hellas Veronën (5-0). "Pokeristi" Mateo Retegui (25 vjeç),...
Manchester City do të shohë 1/16 e Kupës FA. Djemtë e Pep Guardiolas fituan ngushtë 2-1 në Londër kundër Leyton Orient, një klub nga divizioni i tretë anglez, tre ditë përpara se të përballeshin me Real Madridin në play-off të Ligës së Kampionëve.

ANGLI - Në Brisbane Road këtë të shtunë, djemtë e Pep Guardiolës patën mundësinë të shpengojnë veten, pas disfatës kundër Arsenalit të dielën e kaluar në Premier League (5-1).
Në një ndeshje ku tre rekrutët e këtij afati kalimtar dimëror u rreshtuan që në fillim, Omar Marmoush, Vitor Reis dhe Nico Gonzalez, e patën të vështirë të shpëtonin nga Leyton Orient, i 6-ti në Ligën Një, divizioni i tretë anglez.
Të ashpër në duele, të guximshëm në kundërsulme, si frymëzimi i çmendur i Jamie Donley (16’) në rezultatin e hapjes, londinezët kryesuan deri në minutën e 56-të. Ishte një moment i zgjedhur nga Abdukodir Khusanov (56’), i cili barazoi shifrat në 1-1.
Më në fund ishte Kevin De Bruyne (79’), i cili gjithashtu hyri në lojë nga stoli, i cili i dha Cityt fitoren 2-1, pas një pasim të thellë nga Jack Grealish.
Një paraqitje aspak e shkëlqyer, por që i lejon ata të kalojnë në 16-tën e FA Cup. Pika e zezë e madhe e ndeshjes: Dalja e Nico Gonzalez për shkak të dëmtimit në minutën e 22-të.
Mesfushori 23-vjeçar spanjol, i ardhur këtë dimër nga Porto, që të zëvendësonte Rodrin, me gjasa mund t'i bashkohet atij në infermieri, ndërsa një takim kundër Real Madridit në play-off të Champions League pritet të martën.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Atalanta shëtit përgjatë brigjeve të Adige, duke shpartalluar Hellas Veronën (5-0). "Pokeristi" Mateo Retegui (25 vjeç),...
BRAZIL - Júnior Coimbra është djali i Zicos, një figurë kryesore në Flamengo. Ai ishte në programin 'Resenha' dhe kujtoi ...
ANGLI - Qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, lideri dhe kapiteni i Liverpoolit, mbetet i qetë dhe i mbledhur. Me një kontratë de...
TURQI - Është një projekt i gjatë dhe në parim do të ndodhë vetëm pas shumë takimesh mes dy palëve. Shtypi t...
SPANJE - Gerard Piqué ka shpjeguar në një intervistë për gazetën Marca se i pëlqen kjo skuadër e Barcelonës, du...
ITALI - Ardhja e João Félix në Milano vazhdon të gjenerojë shumë bojë në shtypin italian. Duke folur për &ls...
ANGLI - Spanjoli Marco Asensio ka shkëmbyer Paris SG me Aston Villa në një përpjekje për t'i dhënë karrierës së t...
ARGJENTINE - Futbolli i Amerikës së Jugut është plot me momente qesharake dhe, ndoshta për këtë arsye, nuk është ...
ANGLI - Manchester United siguroi vendin në raundin e 16-të të Kupës FA me një gol të Harry Maguire në kohën e shtuar&...
ANGLI - Kundër Leicesterit, Manchester United siguroi një fitore shumë të nevojshme që i kaloi “Djajtë e Kuq” në...