Politike

"Koha e sundimit nëpërmjet dhunës ka përfunduar!" Meta pas protestës së opozitës: Paralajmërimi ishte i qartë!

Ai shton se koha e sundimit nëpërmjet dhunës dhe kleptokracisë ka përfunduar.

8 Shkurt 2025, 19:45 Nga M.B
"Koha e sundimit nëpërmjet dhunës ka përfunduar!"
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së protestës së sotme të opozitës mbajtur në Tiranë. Me anë të një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, Meta thotë se paralajmërimi ishte i qartë. Ai shton se koha e sundimit nëpërmjet dhunës dhe kleptokracisë ka përfunduar. Sipas Metës, stina e Pranverës së Demokracisë dhe Lirisë sapo ka filluar.

POSTIMI:

Falenderim shumë të përzemërt për dhjetëra mijëra qytetarë të lirë, patriotë, të ndershëm, kurajozë dhe plot dinjitet, që sot morën pjesë në Protestën Kombëtare të thirrur nga Opozita e Bashkuar! Paralajmërimi ndaj Narkoshtetit ishte i qartë! Koha e sundimit nëpërmjet dhunës dhe kleptokracisë ka përfunduar!

Stina e Pranverës së Demokracisë dhe Lirisë sapo ka filluar! Koha e sundimit të ligjit dhe sovranit është më pranë se kurrë! Liria do të mbizotërojë! FITORE! FITORE! FITORE!

ilir meta

Sondazh

Poll