Politike

“Pas zgjedhjeve do ta paketojmë te McGonigal!" Berisha në protestë: Ramën e ka tmerruar programi ynë

Ai shtoi se do t'i kthejnë pensionistëve TVSH-në e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit.

8 Shkurt 2025, 18:39 Nga M.B
“Pas zgjedhjeve do ta paketojmë te McGonigal!" Berisha në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në protestën e opozitës se se pas zgjedhjeve, kryeministrin Edi Rama, do ta paketonin për te McGonigal për të kryer dënimin. Berisha tha se programi i Partisë Demokratike e ka tmerruar Ramën. Ai shtoi se do t'i kthejnë pensionistëve TVSH-në e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit.

Pas zgjedhjeve do ta paketojmë te McGonigal, të bëjë dënimin pastaj të kthehet. Miqtë e mi, ku nuk është një miting elektoral. Por ne duhet të ndihemi krenar me programin tonë. Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë. E ka shfazuar programi ynë. Ne në programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimeve, kemi faktuar vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve. Rama i pashpirtë, i la pensionistët në gjendjen më të mjerë. Ne do t'i kthejmë pensionistëve TVSH-në e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll