Politike

Fjalime, pankarta dhe molotov, mbyllet pas rreth dy orësh protesta e sotme e opozitës

Kjo protestë ndryshe nga të tjerat, u përqëndrua vetën në një pikë të kryeqytetit duke kaluar nga veprimet te fjalimet. 

8 Shkurt 2025, 18:44 Nga M.B
Fjalime, pankarta dhe molotov, mbyllet pas rreth dy orësh protesta e sotme
Protesta

TIRANA- Protesta e sotme e opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është mbyllur pas rreth dy orësh. Kjo protestë ndryshe nga të tjerat, u përqëndrua vetën në një pikë të kryeqytetit duke kaluar nga veprimet te fjalimet.

Protesa u hap me fjalën e zëdhënëses së PD-së Florjana Garo teka vijuan pas saj me fjalën e kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, fjalën e kryetarit të Partisë Agrare Agron Duka, me një audio-regjistrim të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe duke u mbyllur me fjalën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Gjatë protestës nuk munguan dhe incidentet teksa disa protestues hodhën kapsolle dhe molotv në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Nga hedhja e këtyre lëndëve u raportua dhe për efektivë policie të lënduar. Gjithashtu pas protestë, u lajmërua se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të nisej drejt Italisë për një takim me emigrantët.

protesta

Sondazh

Poll