Politike

Tubimi përmbyllës i LDK, Abdixhiku: Jemi një ditë dhe votë larg pagave më të larta në gjithë historinë e Kosovës

Ai u shpreh se Kosova është gjithashtu një ditë larg ndërtimit të spitalit më modern në rajon.

8 Shkurt 2025, 19:20 Nga r.ll
Tubimi përmbyllës i LDK, Abdixhiku: Jemi një ditë dhe
lumir abdixhiku

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të fushatës së tyre elektorale. Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha gjatë fjalës së tij se Kosova, është një ditë dhe votë larg pagave më të larta në gjithë historinë e Kosovës. Ai u shpreh se Kosova është gjithashtu një ditë larg ndërtimit të spitalit më modern në rajon.

"Jam zotuar për koeficient 150 mu në këtë ndërtesë. Një javë nga sot, nga këtu do të nënshkruaj vendimin për rritjen e pagave tuaj! Në këtë fat tonin, kemi përgjegjësi për të gjithëata në hall e në nevojë për shërim, që duhet të bredhin nëpër botë sepse nuk kanë kushte në Kosovë; për ta kemi Spitalin e Ri. Jemi një ditë larg, një votë larg, spitalit më modern në rajon’’, tha Abdixhiku.

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

lumir abdixhiku ldk zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll