Politike

"Në Gjermani mezi po presin fitoren e PD për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme!" Berisha në protestë: Menduan se do na trembnin, por gabuan rëndë

Ai shton se me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe me mbështetjen e Soros ish-deputeti Ervin Salianji u burgos.

8 Shkurt 2025, 18:31 Nga M.B
"Në Gjermani mezi po presin fitoren e PD për të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në protestën e opozitës se ka kuptuar nga takimet e tij në Gjermani, miqtë e Shqipërisë mezi po presin fitoren e PD për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme me dy shtetet. Berisha tha se kundërshtarët menduan se opozita do të trembej, por gabuan. Ai shton se me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe me mbështetjen e Soros ish-deputeti Ervin Salianji u burgos.

"Gjithçka bënë që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës dhe mbështetjes së Soros deputeti ynë i ri martir i gjallë i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball me klanin mafioz më të rrezikshëm të Ballkanit, klanin Rama Xhafa.

Menduan se do na trembnin por gabuan rëndë. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, jo mor jo, përkundrazi do mjerohen ata që do mendojnë se mund të ta trembin ne. Pak ditë më parë isha në Berlin, atje shtrëngova duart me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, takova miq të hershëm, takova miq të rinj, ata mezi po presin fitoren e PD për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme me dy shtetet", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll