Politike

"U vendosa në arrest me urdhër të Ramës"/ Berisha: Krimin, prokurorinë e gjykatat i kemi kundër në zgjedhje

Ndërkohë që shtoi se janë bërë shumë përpjekje për të asgjësuar opozitën, demokratët mbetën të patrembur dhe do të luftojnë të triumfojnë më 11 maj.

8 Shkurt 2025, 18:41 Nga I.A
"U vendosa në arrest me urdhër të Ramës"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e 11 majit, gjykatat, prokurorinë dhe krimin i kanë kundër. Duke folur në protestën e Opozitës, Berisha theksoi se ai u burgos në shtëpi me urdhër të Ramës. Ndërkohë që shtoi se janë bërë shumë përpjekje për të asgjësuar opozitën, demokratët mbetën të patrembur dhe do të luftojnë të triumfojnë më 11 maj.

“Miqtë e mi, krimi dhe bota e tij janë kundër nesh, prokuroria politike dhe gjykata e narkoshtetit janë kundër nesh, por ne qëndrojmë të sigurt në fitoren tonë. Ne arritëm të bëjmë pluhur dhe të shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, i cili firmosi varjen e Havzi Nelës në litar, Edi Ramës, por dhe monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros që tentuan të shkatërrojnë opozitën. Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë, dhe kryetari i Partisë Demokratike u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës, ish-presidenti u përball me dhunë në mes të rrugës, duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Deputeti ynë Ervin Salianji, martiri i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball me klanin më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit dhe Evropës, klanin Rama-Xhafa. Menduan se do të na trembnin, por ja ku jemi, 200 metra më tutje, kemi udhëheqësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun. Kush mund të trembë popullin opozitar, popullin e lirisë? Jo, ata që mendojnë se mund të na trembin do të mjerohen,” tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll