Politike

Flet në protestë/ Meta nga burgu: Ahmetaj tregoi aferat e Ramës, bujqësinë e ka futur në humnerë

Meta në nisje të fjalës së tij falënderoi të gjithë të pranishmit në protestë, duke përmendur këtu kreun e PD-së Sali Berisha dhe ish-deputetin Ervin Salianji. 

8 Shkurt 2025, 18:00 Nga I.A
Flet në protestë/ Meta nga burgu: Ahmetaj tregoi aferat e Ramës,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur nga burgu në protestën e Opozitës. Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se mafja në Shqipëri, ka shtetin e saj që është qeveria Rama. Meta në nisje të fjalës së tij falënderoi të gjithë të pranishmit në protestë, duke përmendur këtu kreun e PD-së Sali Berisha dhe ish-deputetin Ervin Salianji. 

Meta fjalimin e tij e ka mbajtur në disa pika kryesore ku theksoi se Rama pas 12 vitesh në pushtet, u kujtua të flasë për bujqësinë. Meta e akuzoi Ramën se ka dështuar të realizojë premtimet, duke përmendur mungesën e një sistemi shëndetësor falas dhe dështimin e projektit të naftës në Shpirag.

"Përshëndetje për ju misionarë të lirisë që protestoni kundër narkoregjimit të vetëm në Evropë.  Përshëndetje për profesor Sali Berishën, qëndrestarin e paparë, përshëndetje për Ervin Salianjit  zemërluanin opozitar dhe të gjithë të burgosurit politik të narkoregjimit që është në grahmat e fundit. Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vjet. Jam i bindur se shumë çështje dhe denoncime ju do t’i bëni vetë aty, por do të ndalesha tek dy çështje që më kanë bërë përshtypje të veçantë. Edi Rama u kujtua pas 12 vitesh në pushtet që të hedhi sytë nga bujqësia dhe të krijojë një Bankë Zhvillimi. Apo ky kujton se me këtë shashkë do t’u hedhë shoshë 35% të shqiptarëve që merren me bujqësi?”, u shpreh Meta.

Meta në flaimin e tij denoncoi dhe bonusin e pensioneve nga qeveria në prag të zgjedhjeve, si një formë mashtrimi për të moshuarit që tu marrin votën.

Po kush është shtresa më e diskriminuar gjatë këtyre 12 viteve në pushtet? Pensionistët. Ky kujton se duke u ofruar bonusin e mjerimit do t’i mashtrojë për t’i varfëruar më keq në 4 vitet që vijnë. Opozita thotë se ky mashtron, sepse mund të përmbyset skema e pensioneve. Po pse Kosova, që ka buxhetin shumë më të vogël, ka pensionet dyfish më të larta, po Mali i Zi, që ka tre herë më të larta? Kjo ndodh sepse ky kusar bën lekët disa herë më të shtrenjta. Këtë na e tha Ahmetaj”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll