Politike

"Një vit më parë kam folur në protestë si i burgosur politik", Berisha: Në pak kohë, ne kemi bërë shumë! Jemi të pamposhtur

Berisha u shpreh se në protestën e 20 shkurtit të 2024 PD hodhi themelet e çdo fitoreje që ka arritur dhe do të arrijë.

8 Shkurt 2025, 18:13 Nga r.ll
"Një vit më parë kam folur në protestë si i
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ngjitur në podium për të mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur në sheshin para kryeministrisë. Ai e nisi fjalën e tij duke sjellë në vëmendje protestën e organizuar një vit më parë në të njëjtin vend, ku asokohe ishte në arrest shtëpie. 

Berisha u shpreh se në protestën e 20 shkurtit të 2024 PD hodhi themelet e çdo fitoreje që ka arritur dhe do të arrijë. Ai tha se opozita ka treguar se është e pamposhtur dhe se mbron kauzën e drejtë. 

Berisha: E nis fjalën time me një përulje para jush, me falenderim dhe përgezimet e mia për të gjitha demokratët dhe opozitarët. Në pak kohë, ne kemi bërë shumë. Në shkurtin e kaluar ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte arrestuar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Fjalën time e mbajta si i burgosur politik. Në atë protestë hodhëm themelet e çdo fitoreje që do kemi. Dëshmuan se ata që menduan se do na mposhtnin, dështuan. Ne jemi të pamposhtur se u bashkuam. S mbrojmë kauzë të drejtë, interesin kombëtar, lirinë, familjen dhe kombin. 

sali berisha protesta e opozitës 8 shkurt 2025

Sondazh

Poll