Politike

"Dhurojnë toka të bregdet për të bërë resorte e shtëpi luksi"/ Duka nga protesta: Kjo qeveri mbulon abuzimet me propagandë!

Duka ngre akuza se qeveria aktuale ka kryer një sërë abuzimesh të ligjit, ndërsa shton se sipas tij për të mbuluar abuzimet arma më e fortë e tyre është propaganda.

8 Shkurt 2025, 17:45 Nga B.Z
"Dhurojnë toka të bregdet për të bërë resorte
Agron Duka

TIRANË - Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka ka marrë fjalën në tubimin që po mbahet këtë pasdite te kryeministria. 

Nga podiumi i protestës Duka ka deklaruar se qytetarët shqiptarë kanë shumë arsye përse duhet të dalin të protestojnë. Duka ngre akuza se qeveria aktuale dhuron toka në bregdet për të bërë resorte dhe shtëpi luksi. Ai shprehet më tej se sipas tij qeveria ka kryer një sërë abuzimesh me ligjin, ndërsa shton se sipas tij për të mbuluar abuzimet arma më e fortë e tyre është propaganda.

Duka: Duhet kohë e gjatë të rendisni arsyet se përse duhet të protestoni në këtë vend. Unë dua të referoj dy prej tyre. Kjo mazhorancë poltike ka dalë tërësisht nga binarët e ligjit. Ata dhurojnë toka të bregdet për të bërë resorte, vila e shtëpi luksi duke përdorur dhe paratë publike. Ata ja vëjnë çmimin kilomentrit të rrugës sa të duan. Ata ja marrin tokën fshatarit ja shembin shtëpinë ku kalon projketi publik duke i kompesuar me një çmim qesharak. Ligji për këta nk është asnjë pengesë. Ligji është bërë si një kostum që qepet sipas masës së atij që e porosit. Për të mbuluar abuzimet arma më e fortë e tyre është propaganda. 

agron duka proteste

Sondazh

Poll