Aktualitet

VIDEO/ Protesta te Kryeministria, momenti kur qytetarët hedhin kapsolle dhe tymuese, lëndohen tre efektivë policie

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të kapsolleve dhe tymit kanë mbetur të lënduar tre efektive policie. Sipas njoftimit të Policisë, një prej efektivëve është lënduar në dorë, tjetri një sy dhe një tjetër në fytyrë.

8 Shkurt 2025, 18:34 Nga B.Z
VIDEO/ Protesta te Kryeministria, momenti kur qytetarët hedhin kapsolle dhe
Momenti

TIRANË- Kapsolle dhe tymuese janë hedhur gjatë protestës që po mbahet këtë pasdite te Kryeministria. Në momentin që kreu i PD-së, Sali Berisha po ngjitej në podium për të mbajtur fjalën e tij, protestesit hedhin kapsolle dhe tymuese drejt godinës së Kryeministrisë, në shenjë revolte.

 

Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, kapsollet hidhen shumë pranë me kordonin e Policisë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit të kapsolleve dhe tymit kanë mbetur të lënduar tre efektive policie. Një prej efektivëve është lënduar në dorë, tjetri një sy dhe një tjetër në fytyrë. Protesta e thirrur nga opozita ka nisur në orën 17:00 dhe u mbyll në 18:45.

 

protesta pd

Sondazh

Poll