Aktualitet

Tubimi te Kryeministria, protestuesit hedhin kapsolle e tymuese, lëndohet një efektiv policie

Si pasojë e shpërthimit të kapsolles mësohet se ka mbetur i lënduar një efektiv policie, i cili ndodhej në kordonin e policisë para Kryeministrisë.

8 Shkurt 2025, 18:22 Nga B.Z

Tubimi te Kryeministria, protestuesit hedhin kapsolle e tymuese, lëndohet

TIRANË - Një incident është regjistruar në protestën e opozitës që po mbahet këtë pasdite te kryeministria. Teksa kreu i PD-së, Sali Berisha po ngjitej në podium për të mbajtur fjalën e tij një nga protestuesit ka hedhur tymuese dhe kapsolle. 

 

Si pasojë e shpërthimit të kapsolles mësohet se ka mbetur i lënduar një efektiv policie, i cili ndodhej në kordonin e policisë para Kryeministrisë. Raportohet se efektivi ka pësuar dëmtime të lehta.

Protesta e opozitës ka nisur në orën 17:00 dhe pritet të mbyllet në orën 20:00. Protesta ka mbledhur qytetarë nga disa qytete të ndryshme të vendit. Në protestë janë të pranishëm edhe figura të tjera politike, ndërsa është përcjellë edhe një mesazh i Kreut të PL-së, Ilir Meta i cili foli nga burgu.

protesta e opozites

Sondazh

Poll