Aktualitet

FOTO/ Protesta e opozitës te Kryeministria, shtohen masat e sigurisë, forca të shumta policie rrethojnë edhe Kuvendin

Protesta pritet të mbahet para Kryeministrisë, por forca të shumta policie janë para edhe në hyrje të Kuvendit.

8 Shkurt 2025, 16:04 Nga B.Z
FOTO/ Protesta e opozitës te Kryeministria, shtohen masat e sigurisë,
Pamje nga Kuvendi

TIRANË - Forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin pasditen e kësaj të shtune, një orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita në Tiranë. Protesta pritet të mbahet para Kryeministrisë, por forca të shumta policie janë para edhe në hyrje të Kuvendit. 

Protesta e opozitës pritet të ketë pjesëmarrje të qytetarëve nga disa qytete të ndryshme të vendit. Pak më herët u raportua se disa qytetarë ishin nisur nga Gjirokastra për të marrë pjesë në protestë.

Ndërkohë për mbarëvajtjen e protestës në terren janë angazhuar mbi 1200 forca policore, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Garda e Republikës po ashtu do të jetë e gjitha në gatishmëri. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. 5 autobotë me ujë janë vendosur po ashtu në zonë. 

protesta pd

Sondazh

Poll