Aktualitet

"Nivelin e pensioneve e kemi më të ulëtin në Europë"/ Pensionisti nga protesta: Presim që kjo qeveri mos vazhdojë më tutje...

Një tjetër pensionist shprehet se Shqipëria është braktisur, dhe ata pensionistë që kanë mbetur qeveria u jep pensione shumë të ulëta, sipas tij më të ulëtat në Europë.

8 Shkurt 2025, 17:23 Nga B.Z
"Nivelin e pensioneve e kemi më të ulëtin në
Protesta

TIRANË - Ka nisur protesta e thirrur nga opozita pasdite e sotme në Tiranë. Qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë me pankarta në duar. Ms protestuesve ka edhe pensionistë. Njëri prej tyre në një prononcim për mediat shprehet se shteti i trajton pensionistët me pensione qesharake, madje edhe ata që kanë punuar në galeri.

“Çfarë i kam dhënë unë shteti shqiptarë, kam punar 16 vjet nën tokë, ble gjysmën e Kamzës. Kjo që ka bërë ky nuk ka bërë vaki në tokë" - u shpreh pensionisti.

Një tjetër pensionist shprehet se Shqipëria është braktisur, dhe ata pensionistë që kanë mbetur qeveria u jep pensione shumë të ulëta, sipas tij më të ulëtat në Europë.

“Këtu është braktisur, kanë ik të gjithë, kanë mbet vetëm pensionistët, nivelin e pensioneve e kemi më të ulëtin në Europë. Në presim që kjo qeveri mos vazhdojë më tutje sepse kjo nuk ka asnjë të mirë.”,- u shpreh një tjetër.

Sondazh

Poll