Aktualitet

FOTOT/ Në pritje të nisjes së protestës, qytetarët mblidhen në selinë e PD-së

Demokratët, me flamuj të PD-së dhe SHBA-së, janë bërë grumbull para PD-së, ndërkohë që presin që të dali kryedemokrati Sali Berisha dhe ti udhëheqi në protestë. 

8 Shkurt 2025, 16:54 Nga I.A
FOTOT/ Në pritje të nisjes së protestës, qytetarët
Demokratet

TIRANË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur te selia e PD-së në pritje në nisjes së protestës së Opozitës. Demokratët, me flamuj të PD-së dhe SHBA-së, janë bërë grumbull para PD-së, ndërkohë që presin që të dali kryedemokrati Sali Berisha dhe ti udhëheqi në protestë. 

Mbi 1200 forca policore do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Garda e Republikës po ashtu do të jetë e gjitha në gatishmëri. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. 5 autobotë me ujë janë vendosur po ashtu në zonë. 

protesta e opozites

Sondazh

Poll