Aktualitet

"Sy më sy e xhep më xhep"/ Protesta e opozitës, dalin PAMJET nga pankartat 'pikante' të qytetarëve

Një nga qytetarët shfaqet me pankartën "Sy më sy e xhep më xhep", duke ironizuar kështu rubrikën online të kryeministrit Rama përmes së cilës bashkëbisedon me komentuesit në rrjete sociale. Ndërsa një tjetër qytetar mban në duar një pankartë ku duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump. 

8 Shkurt 2025, 16:51 Nga B.Z
"Sy më sy e xhep më xhep"/ Protesta e opozitës, dalin
Pamje nga protesta

TIRANË - Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita të Kryeministria. Pak para nisjes së protestës kanë dalë edhe pamjet nga pankartat pikante që qytetarët mbajnë në duar.

Një nga qytetarët shfaqet me pankartën "Sy më sy e xhep më xhep", duke ironizuar kështu rubrikën online të kryeministrit Rama përmes së cilës bashkëbisedon me komentuesit në rrjete sociale. Ndërsa një tjetër qytetar mban në duar një pankartë ku duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump. Një tjetër pankartë shkruan "Delete Rama".

Në protestë po marrin pjesë qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit. Tubimi pritet të zgjasë deri në orën 20:00. Dosja.al ju sjell më poshtë disa nga pankartat më "pikante" të protestës.

Sondazh

Poll