Aktualitet

Vrasja në Korçë/ Gjykata i kthen sërish dosjen prokurorisë, familja e Altin Balliut: Autori u ndihmua nga një shok, Prokur

8 Janar 2020, 14:56 Nga DOSJA
Vrasja në Korçë/ Gjykata i kthen sërish dosjen

KORÇË- Dosjen e hetimit për vrasjen e Altin Balliut në Korçë një vit më parë, gjykata ia kthen për herë të dytë Prokurorisë. Gjatë  seancës së radhës të gjykimit paraprak për vrasjen e Balliut, gjykata i ka kthyer sërish dosjen Prokurorisë, duke i lënë si detyrë të thellojë hetimet edhe për një bashkëpunëtor tjetër në vrasje.

Sipas familjarëve të viktimës, autori Olger Mustafa është ndihmuar natën që ndodhi ngjarja nga një shok i tij, i cili deri tani nuk është hetuar nga Prokuroria.Sipas familjarëve të viktimës, ky person është shoqëruar për disa orë në Komisariat dhe më pas prokuroria e ka lënë të lirë, kanë pretenduar familjarët e viktimës.

Kujtojmë se Altin Balliu mbeti i vrarë në 18 janar 2019 pas një sherri të ndodhur për motive banale, ku një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool.

(a.m.:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olger mustafa vrasja e altin balliut vrasja në korce olger mustafa vrasja e altin balliut vrasja në korce

Sondazh

Poll