Aktualitet

Ra nga soleta e banesës ku po punonte, ndërron jetë 66-vjeçari në Tiranë

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”. 

8 Shkurt 2025, 13:40 Nga N.F

Ra nga soleta e banesës ku po punonte, ndërron jetë

TIRANË- Një 66-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme tragjikisht në Tiranë. Viktima mësohet se po punonte në një banesë katër katëshe kur ka rënë nga soleta e ndërtesës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”. 

66-vjeçari nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.  Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Informacion parapraK/ Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ndërron jetë 66-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll