Aktualitet

Ndotje pa kriter e lumit Devoll, banorët të shqetësuar: Të merren masa! Mbeturinat ndikojnë negativisht për mjedisin dhe shëndetin tonë

Banorët thonë se mbetjet hidhen pa kriter në shtatin e lumit si pasojë e papërgjegjshmërisë së vetë banorëve të zonës, por edhe nga neglizhenca institucionale.

8 Shkurt 2025, 12:09 Nga N.F
Ndotje pa kriter e lumit Devoll, banorët të shqetësuar: Të
Lumi Devoll

MALIQ- Banorët në fshatrat Pojan dhe Orman në Maliq janë të shqetësuar nga situata që po përballen çdo ditë. Problematike a tyre ka të bëjë me derdhjen e ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane në lumin Devoll. Banorët shprehen se ky është një shqetësim i madh dhe se këto mbeturina ndikojnë negativisht për mjedisin dhe shëndetin e tyre.

Banorët thonë se mbetjet hidhen pa kriter në shtatin e lumit si pasojë e papërgjegjshmërisë së vetë banorëve të zonës, por edhe nga neglizhenca institucionale. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të marrin masa më drastike për të ndaluar hedhjen e plehrave në lumin Devoll.

Bashkia Maliq ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga banorët dhe ka deklaruar se zona është pastruar dy javë më parë. Sipas autoriteteve lokale, pastrimi është bërë në mënyrë të rregullt dhe është një proces i vazhdueshëm, që synon pastrimin e shtatit të lumit dhe heqjen e mbetjeve të tjera në ujë.

maliq lumi devoll

Sondazh

Poll