Aktualitet

Qarkullonte me automjet i armatosur, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, e pëson edhe pasagjeri

Arrestimi i pasagjerit ka ardhur për moskallëzim krimi. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

8 Shkurt 2025, 10:23 Nga N.F

Qarkullonte me automjet i armatosur, arrestohet 37-vjeçari në

TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap teksa qarkullonte me armë në mjet. Policia gjithashtu ka arrestuar edhe pasagjerin i cili ndodhej në mjet.

Arrestimi i pasagjerit ka ardhur për moskallëzim krimi. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak. 3-vjeçari akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Policia thekson se të arrestuarit gjatë intervistimit kanë shfaqur shenja nervozizmi. Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj 37-vjeçarit atij iu gje në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet një tjetër operacion në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Operacioni i koduar “Flagranca 2” i finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në pranga dhe pasagjeri për moskallëzim krimi. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.

Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arme

Sondazh

Poll